Lirohet nga burgu një tjetër i dënuar, ja për kë bëhet fjalë

Kronike Lajme

Gjykata liron nje tjeter te denuar me burg.

Ergys Kolaveri ka marre masen e sigurise arrest shtepie nga Gjykata e Apelit.

Apeli rrezoi me heret denimin me 25 vite burg per Ergys Kolaverin, i akuzuar për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Por kush është Ergys Kolaveri?

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn.

Kolaverit iu gjet në automjet vetëm dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *