Lista e plotë/ Emrat e të larguarve nga Top Channel

Lajme Sociale

Top Channel pati një hemorragji vitin e fundit, duke bërë largime të cilat sollën dëme në televizion me pasojë uljen deri në minimum të audiencës, pa folur më tej për të ardhurat e këtij televizioni.

“Vrasja” e stafit dhe drejtuesve filloi nga Vjollca Hoxha dhe u pasu më tej nga Ben Blushi. Me shpatë në dorë filloi largimmi i mbështetësve dhe krijuesve që së bashku me Dritan Hoxhën, presidentin e ndjerë të Top Media kishin ndërtuar median ikone. A thua se njerëzit po largoheshin nga urrejtja që Vjollca kishte për bashkëshortin dhe stafin e tij?!

Hakmarrja Vjollca “vrau” gazetarët, regjizorët, aktorët, moderatorët, skenaristët, bashkëpuntorët e jashtëm e shumë  punonjës të televizonit, shkruan CNA.al.

Televizioni që dikur lakmohej nga të gjithë po braktiset dita-ditës nga emra të njohur për publikun, gazetarë profesionistë apo moderatorë që kanë mbajtur një peshë të rëndësishme në programacionin e tij.

Ikjet nga Top Channel lidhen së shumti me turravrapin e Vjollca Hoxhës për të vënë totalisht nën kontroll pasurinë që i la trashëgimi i shoqi dhe influencën gjithnjë në rritje të fëmijëve të saj tek televizioni, përshi këtu natyrisht edhe dhëndërin, Ledion Liço.

CNA.al raporton se në stafin e larguar nga Vjollca dhe Blushi shumë prej tyre kanë qënë që nga dita e parë e themelimit, jo vetëm në Top Channel, por dhe në Top Albania Radio.

Disa prej tyre kanë ngulur gozhdat e para në atë televizion, dhe kanë qënë  pjesë e epokës së lavdishme ‘Dritan Hoxha’.

“Top Channel” ka humbur peshën dhe shkëlqimin e dikurshëm në tregun mediatik sepse televizioni nuk drejtohet më me idetë, forcën dhe shpirtin e Tanit, por nga Vjollca dhe vajzat e Tanit, që kurrë s’mund të jenë Tani, jo më Ben Blushi që maksimumi mund të ndërtojë një parti periferike me zhurmë shumë e vota pak.

Top Channel sot po korr çfarë mbolli Vjollca, Blushi po vert dhe këput cdo lule apo pemë të rritur në Top Channel. Po shkulet gjithçka vetëm bashkëpunëtorë të Dritan Hoxhës zor se gjen në Top, përjashto Filip Ccakulin që është me vetfinancim, pra si qelizë e jashtme e jo më si dikur.

Vjollca apo Ben Blushi ato ende nuk e kanë kuptuar dhe ndoshta nuk do munden kurrë, që ai nuk është Televizioni i “vrasjes” dhe hakmarrjes ndaj atyre që kanë punuar me Tanin, por është televizion i shqiptarëve, të cilët e mbështetën dhe e dashuruan kur e udhëhiqte Dritan Hoxha, dhe po e braktisin kur produkti që nxjer Vjollca dhe Blushi janë është për të qarë hallin.

CNA.al ka siguruar listën e plotë e të shumicës së personave të larguar nën drejtimin e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit.

Hemorragjia vazhdon…

  1. Adi Krasta- Prezantues
  2. Alban Musa – Moderator
  3. Albert Minga- Regjisor i fiks fare
  4. Alma Mera – Shefja e marketingut
  5. Ardian Proko – Zv.Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel”
  6. Arjan Ymeri -Shefi i prokurimeve
  7. Arta Tozaj – Reportere nga Brukseli
  8. Bajram Peci- Shef i logjistikes
  9. Bes Kallaku – Aktor ‘Portokalli’
  10. Besnik Myftari-Drejtor i gazetes shqip
  11. Bledar Zaganjori -Drejtor i Lajmeve
  12. Bujar Kokonozi – Drejtor Artistik
  13. Diana Ndroqi- Shefe e Financës
  14. Dori Daka – Gazetar
  15. Edi Manushi- Prezantues
  16. Elert Yzeiri- Drejtor Top News dhe Web
  17. Elona Meço – Gazetare
  18. Endri Delisula -Drejtor fotografie
  19. Endri Xhafa- Gazetar
  20. Enkel Joti – Drejtor i Përgjithshëm
  21. Enkelejd Llanaj – Producent Ekzekutiv, Redaktor ekonomie
  22. Erion Dylgjeri- Specialist i financës
  23. Erion Isai – Aktor ‘Portokalli’
  24. Erion Yllit- Zëvendës drejtori i televizionit
  25. Fatime Alliu-Drejtoreshe e finances
  26. Feti Meta- Shef i lidhjeve direkte
  27. Gent Hazizi-aktori i Portokalli
  28. Gent Pjetri-Doktori i Fiks Fare
  29. Hektor Pustina – Drejtor i “Top Albania Radio”
  30. Idro Seferi – Reporter nga Beogradi
  31. Ilir Kruja -Kameraman studio
  32. Ina Koco- Shefja e montazhit
  33. Irida Selita- Programacion
  34. Jonida Shehu – Drejtuese e emisionit “Pasdite në Top Channel”
  35. Kiara Tito- Prezantuese
  36. Kim Mehmeti – Redaksia e “Top Channel” në Maqedoni
  37. Klodiana Kapo –Gazetare
  38. Leonard Lamaj-Pergjegjes transmetimi
  39. Lira Burgija – Gazetare
  40. Marina Vjollca – Bashkëprezantuese e emisionit “Procesi Sportiv”
  41. Mentor Kikia – Kryeredaktor
  42. Monika Stafa – Moderatore, gazetare
  43. Muhamet Veliu – Gazetar
  44. Naim Gjura- Shefi i mirembajtjes
  45. Riza Bregasi -Kameraman studio
  46. Romir Zalla – Aktor i Portokallisë
  47. Rovena Moçka – Gazetare
  48. Rudi Deda- Autore e programit top select
  49. Rudina Xhunga – Drejtuese e emisionit “Shqip”
  50. Rezart Aga- Autor Programesh
  51. Sali Juniku – Gazetar
  52. Skerdi Drenova – Zv.Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel”
  53. Sokol Balla – Drejtor Informacioni
  54. Sokol Shameti – Autor i programit “Pop Channel”
  55. Sonila Agostini – Redaktore
  56. Fiori Dardha- Moderatore
  57. Ylli Rakipi –Moderator
  58. Zefina Hasani- Autore ‘The Voice’
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *