Live/ Deklarata e fortë, Basha: Ja pse Xhafaj e Tahiri mbajnë peng Ramën dhe pse u lirua nipi i ish-diktatorit

Kryesore Lajme Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Sipas kryedemokratit Basha, Rama mbron Tahirin dhe Xhafajn sepse është edhe vetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërsa më tej Basha theksoi se “Xibraka” është dosja që mban peng Ramën. “Xhafaj dhe Tahiri kanë provat e përfshirjes se Olsi Ramës në kokainën e Xibrakës. Kjo është dosja që mban peng Ramën”. –tha Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Kemi Taulant Ballën me Topyta Yaris dhe policia nuk e arreston. Policia duhet të kishte hapur hetimet me kohë. I ka të gjitha provat e përfshirjes së tij me Bacën e Toyota Yaris. Prokuroria e korruptuar e  blerë e edi Ramës dhe e Taulant Ballës, që e ka pranuar publikisht miqësinë me anëtarin e bandës së Lushnjes dhe që ai ka përfituar miliona euro tendera. Dhe Balla na jep dhe mend se si duhet të bëhet Vettingu i politikës.

Alket Hyseni ka rrëmbyer toka në jug. Arben Ahmetaj ortak në inceneratorët me persona te lidhur me krimin. Vangjush Dakos i mbyllën hetimet dje e pardje, kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda. Damian Gjiknuri eshte filmuar duke bere pazare me voten dhe nuk ka asnje hetim.

Pardje u lirua dhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht, se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Edi Rama ka lepurin nën kapele, nuk ka mizë, por lepurin. Por lepurin e ka në bark. Saimir Tahiri u vërtetua se kishte hyrë e dalë me jaht, me Orest Sotën. Pra, Edi rama është vetë i përfshirë në trafikun kriminal të drogës, përfshirë atë të kokainës përmes vëllait të tij.

Bashkëqeverisja e Ramës me krimin e organizuar ka vënë në pikëpyetje stabilitetin e vendit. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti madhor i opozitës. Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 18. September 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *