Live/ Nis Asambleja e PS, Balla flet për zgjedhjet e qeverisjen

Kryesore Lajme Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në çelje të Asamblesë Kombëtare të PS ka zbuluar se me kë do bëjë aleancë Partia Socialiste vitin e ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla:Sot jemi 250 ditë larg zgjedhjeve të ardhshme. Ne duam të garojmë si kandidat fitues në të gjitha bashkitë. Zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të kemi vetëm një aleat, që janë njerëzit e zakonshëm. Përballë kemi një aleancë politikanësh që politikën e shohin në prizmin e interesave të tyre të ngushta e jo te qytetarët. Lidership jo e jo, program as që bëhet fjalë dhe ekip nuk ka, kjo është opozita që kemi përballë. Të gjithë jemi të bindur se njerëzit nuk kanë asnjë lloj interesi të dëgjojë këtë politikë që ndërton opozita prej dy mandatesh të legjislativit. Gjatë muajve Maj qershor, por dhe gjatë verës u zhvilluan takime intensive me qytetarët.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2098251780246060/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *