Live/ Sot mbahet seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti

Kosovë Kryesore Rrotull

Kuvendi i Kosovës nisi  seancën për të votëbesuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, që rrezikon rrëzimin pas më pak se dy muajve nga marrja e mandatit.

Mocioni i propozuar nga aleatja qeverisëse e Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen pas përplasjeve mes krerëve të partive rreth heqjes totale të tarifës 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Kurti këmbëngul që kjo të ndodhë gradualisht ndërsa LDK-ja kërkon shfuqizimin e menjëhershëm.

Përplasjet kulmuan edhe pas vendimit të kryeministrit për të shkarkuar përfaqësuesin e LDK-së nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Kryetarja e kuvendit, organizatat joqeveritare dhe një sërë selish diplomatike kanë bërë thirrje të mos përkrahet rrëzimi i kabinetit në kushtet kur vendi përballet me një sfidë shëndetësore siç është përhapja e koronavirusit.

Opozita por edhe ambasada amerikane në vend janë shprehur në favor të mocionit, duke e parë atë si një detyrë kushtetuese që duhet respektuar.

Seanca e Kuvendit të Kuvendit 25.03.2020

Seanca e Kuvendit të Kuvendit

Gepostet von RTK am Mittwoch, 25. März 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *