Liverpooli ëndërron Championsin me Salah, por Roma s’dorëzohet

Sport

Gjurma 25/04/2018

“Mbreti i një Liverpooli që ngjasonte me një det të kuq që vërshoi arenën e Anfield, faraoni, Messi i Egjiptit, toreadori që drejtoi demin e kuq që zbriti në arenën e Anfield, duket se fjalët kanë shteruar për të përshrkruar, Mohamed Salah që në takimin me Romën për gjysmëfinalet e Championsit bëri një performacnë prej fituesi të Topit të Artë.25- vjeçari duket sikur ka pësuar një mutacion gjenetik që në këtë rast po e shëndërron sulmuesin në një mostër, një mostër që shfaqet papritur në çdo vend e që rezulton fatal për këdo i del përpra. E shitën për më shumë se 40 milionë euro por u përballën më një super talent që sot vlen 150 milionë euro, ose dhe më shumë. 5-2 është rezultati që mban plot dy herë firmën e Mohamed Salah që hapi lojën me dygolëshin e tij që në pjesën e parë të Liverpool-Roma.  Më pas sërish faraoni i Egjiptit dhe Premier Leagues dhuroi dy assiste përballë një Rome që u kujtua vonë të ngrinte kokë. Finalja e Championsit është ende larg por shpresat për Romën nuk janë shuar, po të mendosh atë rezultat me Barcelonën fjala e pamundur  bie poshtë, në fund të fundit do të mjaftonte një tjetër 3-0 dhe Roma do të priste biletën e finales.Tingëllon si mision i pamundur, por tashmë është një film që e kemi parë njëherë e që na la të gjithëve me gojë hapur. Nga ana tjetër aftësia e Liverpoolit për të kaluar nga ritmet e ëmbla të Beatlles tek ato të Metalicas, që aq shumë i pëlqen trajnerit Kloop, është impresionues. Ky edicon na ka treguar se mjafton pak për të ndryshuar gjithçka, çdo gjë është ende e hapur dhe e mundur. Shpreson Liverpooli, shpresojnë dhe italinët, pasi Roma nuk u ndërtua në një ditë! S.S

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *