Llalla strehohet në Turqi, fati i ish-kryeprokurorit shpallet të hënën

Lajme Politikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vijoi me shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik i cili e cilësoi të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjatë kësaja seance u paraqiteen konkluzionet përfundimtare.

Por, a do t’i shpëtojë Llalla procesit të Vettingut?

Ish-kryeprokurori ndodhet në Turqi, prej ditësh. Prej këtij shteti iu dha edhe prokura e posaçme për ta përfaqësuar atë në gjyqin e Vettingut.

Ish-kryeprokurori duket se po pret ndonjë vendim pozitiv, pasi këmbëngul se dorëheqja nga sistemi është në përputhje me ligjin.

Por komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes.

Ndërkohë avokati Sokol Hazizaj kundërshton dhe kërkon lënien në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Ai tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë ishte në përmbajtje të së drejtës. Ai tha se klienti i tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi, rivlerësimi ndërpritet.  Mes të tjerash avokati tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi është akt sublim, ndërsa shtoi se ish-kryeprokurori i hapi rrugë të tjerëve.

Anëtarët e Kolegjit kanë kërkuar të dijnë nga avokati mbrojtës nëse qëndrimi i tij është edhe i dakordësuar me klientin tij, Llalla. Hazizaj nga ana e tij ka bërë të qartë se ish-kryeprokurori është dakord me këtë qëndrim.

Avokati mbrojtës i Llallës shton ka ndjekur rrugën e duhur ligjiore dhe ka njoftuar për dorëheqje Presidentin e Republikës  me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.

Ora News pat publikuar dokumentin e dorëheqjes së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Presidentit të Republikës Ilir Meta. Bëhet fjalë për dokumentin që mban datën 10 shkurt 2018 dhe ku Llalla shkruante se po i paraqiste dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit.

Ndërkohë KPK ka vendosur që të japë një vendim për ish kreyprokurorin Llalla me 11 Qershor ne oren 13.00.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *