Lleshaj i hedh “benzinë” zjarrit. Reagimi i Metës: Gjeneral nën poture me kamuflazh…

Lajme Politikë

Në kulmin e tensioneve mes mazhorancës dhe presidentit të Republikës, Minisitri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se i ka hedhur më tej “bezinë zjarrit”.

Në një postim në twitter, Lleshaj thotë se ka ardhur koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit!

Lleshaj: Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Sipas tij, fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të Kreut të Shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”.

Në një dalje tjetër për mediat, Kreu i Shtetit ka bërë të ditur se aty do të firmosë një dekret të rëndësishëm për çmontimin e këtij grushti shteti.

Ai e konsideroi parlamentin jo legjitim, ndërsa më parë ka bërë të ditur se atë do e shpërndajë populli.

Meta publikoi të tjera prova që sipas tij vërtetojnë tentativën e mazhorancës për grusht shteti.

Por menjehershem ka qene reagimi i Presidences, nepermjet zedhenesit Tedi Blushi. “Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, thekson Blushi.

Po serish ka reaguar ministri Lleshaj i cili ka deklaruar se qendrimet e Blushit e ka kthyer institucionin ne absurditet folklorik

“Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, theksoi Lleshaj
https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1230193303724994561
https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1230193302215036930
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *