Lleshaj ndërron mendje: Nuk iki nga qeveria, do të jem…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka surprizuar nga Shkodra me një deklaratë lidhur me vijimin në detyrën si ministër i Brendshëm.

Lleshaj thotë se: “në zgjedhjet e 25 Prillit do të jetë ministër“, gjatë një deklarate për mediat pas prezantimit të forcave “Shqiponja” në këtë qytet . Ai madje deklaroi se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë dhe konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Pikërisht kjo deklaratë rrëzon atë të parën nga Vlora, kur Lleshaj tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as ministër. Ky artikulim erdhi fill pas zërave që në kabinetin e qeverisë Rama do të bëhen lëvizje.

Besa Shahini është e para e cila është larguar nga posti i Ministrisë së Arsimit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *