Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus.
Të pranishëm në seancën e sotme ishin dy avokatët e Bashës, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.
Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthimin e saj prokurorisë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Demokratike Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.
Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se “Gjykata vendosi të pushojë çështjen sepse fakti nuk ekziston, janë venidme normale. Është shumë interesante për median e publikut, ku instituiconet bëhen pre e frustimit dhe dhunës politike, në ktë rast ishte prokuroria, Prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një që të shkonte në gjyq dhe të kthehej për plotësim, e ndërsa gjatë gjyqit vjen vendimi për përjashtim”.
Ai e cilësoi si qesharake formulimin e akuzës së Prokurorisë, ku sipas tij, nuk ka asnjë akuzë që ekziston “falsifikim për mos veprim”.
Ristani ishte i vetmi që ishte pranishëm në seancë, pasi kryedemokrati Basha dhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Tani topi mbetet në fushën e prokurorisë nëse do ta apelojnë ose jo këtë vendim.