Loredana harron Mozzik, fotografohet në krahët e CR7-ës

Kulturë Showbiz

Ndërsa jeta në çift nuk po i shkon vaj, tjetër gjë po ndodh me karrierën e saj muzikore.

Bëhet fjalë për Loredana Zefin, reperen kosovare e cila ka triumfuar në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards.

Në ceremoninë që u mbajt në Sevilla të Spanjës, Loredana rrembeu të dielën çmimin për “Performancën më të mirë zvicerane” në MTV.

Nuk pati të njëjtin fat Ariana Grande që përkundër 7 nominimeve doli bosh nga kompeticioni.

Me hitet si “Sunglasses”, “Bonnie and Clyde” ose “Romeo & Juliet” Loredana po feston suksesin, veçanërisht në internet.

Në Instagram tani ajo ndiqet nga mbi dy milion njerëz. Klipet e saj në Youtube janë klikuar miliona herë.

Ndërsa ka vetëm pak javë që i dha fund martesës me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë, Loredana u pa në krah të CR7. Reperja e njohur pati një takim miqësor me lojtarin e Juventusit duke kaluar disa çaste me të.

epa07970640 Swiss Rapper Loredana (L) and German Rapper Juju (R) pose during the MTV European Music Awards 2019 (MTV EMA 2019), held at the FIBES Conference and Exhibition Centre in Seville, Andalusia, Spain, 03 November 2019. EPA/RAUL CARO CARDENAS
Soccer player Cristiano Ronaldo, right, and Georgina Rodriguez look at her cell phone during the European MTV Awards in Seville, Spain, Sunday, Nov. 3, 2019. (Photo by Joel C Ryan/Invision/AP)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *