LSI, akuza të forta ndaj Vlahutin: Çirake e Ramës për kapjen e drejtësisë dhe …

Lajme Politikë

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka leshuar sot akuza te forta ndaj ambasadores se BE, Vlahutin dhe EURALIUS, duke i
cilesuar cirake te kryeministrit Rama per te kapur drejtesine.

Nepermjet nje postimi ne Facebook, Vasili ka sulmuar ashper edhe misionin Euralius qe asisten per drejtesine ne vendin tone.

Statusi i plote

Euralius dhe BE ne Tirane ishin ata qe pergatiten ne dhjetor 2017 raportin pra alibine per te zgjedhur kryeprokuroren e perkohshme edhe me vetem 36 vota nga 84 qe kushtetuta kerkonte per tja bere sa me te kollajshme kapjen e drejtesise nga kryeministri si çirake te te cilit jane.

Motivi ishte gjoja per te kaluar ngerçin dhe kjo do te zgjaste vetem shume pak muaj.

Aq sa kryetari i grupit parlamentar te Ps Balla deklaronte:

“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.

Pra gjoja ne prill mbyllej mandati i Arta Markut dhe ne tej do zgjidhej prokurori i pergjithshem edhe SPAK edhe BKH.

Por Euralius dhe Vllahutin e dinin dhe e dine shume mire te kunderten,te cilen e fshehin me qellim edhe sot e kesaj dite edhe ne nje raport te tyre ne mars te 2018 ku e verteta thuhet shume qarte:

 

“Ky proces mund të marrë muaj të tjerë dhe do të çojë në rezultatin që krijimi i Këshillave [KLGJ ose KLP] të bëhet vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”

Shpjegimi eshte i thjeshte:Euralius dhe Vllahutin zgjodhen te jene cirake te kryeministrit kunder reformes ne drejtesi,zgjodhen te bekojne dekapitimin e sistemit te drejtesise,zgjodhen te lene Shqiperine pa institucione te drejtesise per betonuar pandeshkueshmerine e korrupsionit dhe kriminalizimit te qeverise,zgjodhen te varrosin reformen ne drejtesi e cila sot eshte teresisht jashte kushtetutes dhe ligjit dhe eshte kthyer

Ne nje dokument te peshtire e plot me arna antiligjore te cilin asnje shqiptar nuk e beson me.

Gjithshka eshte bere me vetedije te plote nga BE ne Tirane. Vllahutin ja ka fshehur Shqiptareve dhe Brukselit te verteten duke deklaruar si impresionante implementimin e reformes ne drejtesi kur ne fakt e dinte shume mire qe reforma ne drejtesi ka vdekur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *