LSI dhe PDIU në opozitë/Ja si ndryshon raporti i votave, PS humbet shumicën dhe rrezikon vendoret

Kryesore Politikë

 

Kalimi i LSI-së dhe së fundmi edhe i PDIU-së në kampin opozitar ka sjellë përmbysje të raportit të votës popullore mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës. Kjo natyrisht që pritet të sjellë një garë të fortë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen vitin tjetër, pasi në shumicën e bashkive Partia Socialiste ka vendosur në pikëpyetje dominimin e saj. Kjo duke iu referuar gjithmonë rezultateve të zgjedhjeve vendore 2015, të cilat janë deri diku të vlefshme për të bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kështu, po të bëjmë kalkulimet e votave që kanë marrë partitë politike për këshillat bashkiakë në rang vendi rezulton se koalicioni opozitar arrin të përmbysë raportin e votave me koalicionin e majtë të drejtuar nga Partia Socialiste. Më konkretisht, në zgjedhjet e shkuara vendore sa i përket rezultateve për kandidatët për anëtarë të këshillave në rang kombëtar, koalicioni i majtë në atë kohë ku përveç PS-së bënte pjesë edhe LSI dhe PDIU mori plotë 991 mijë vota. Por nëse kësaj shumë do t’i heqim tani 259 mijë votat që ka marrë LSI dhe 59 mijë votat që ka marrë PDIU, atëherë koalicioni që drejtohet nga PS zbret 673 mijë vota. Ndërkohë që nga ana tjetër koalicioni që drejtonte PD në zgjedhjet e shkuara vendore mori vetëm 507 mijë vota dhe po t’i shtosh kësaj shume edhe 259 mijë votat e LSI-së dhe 59 mijë votat e PDIU-së, atëherë rezulton që koalicioni opozitar arrin në 825 mijë vota. Pra nëse në zgjedhjet e ardhshme forcat kryesore politike në vend do të merrnin të njëjtin numër votash si në 2015, atëherë koalicioni opozitar me konfigurimin e ri do të merrte shumicën e votave dhe për rrjedhojë edhe të anëtarëve të këshillave bashkiakë.

.

 

Votat sipas konfigurimit të ri të koalicioneve:

 

Koalicioni opozitar

 

PD 507 mijë vota

LSI 259 mijë vota

PDIU 59 mijë vota

Në total 825 mijë vota

 

Koalicioni i mazhorancës

 

PS 673 mijë vota

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *