LSI: Refuzojeni të paguani taksën për rrugën e Kombit

Politikë

Një thirrje e pazakontë është lëshuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili i kërkoi shqiptarëve që të refuzojnë të paguajnë taksën për rrugën e Kombit. Edhe pse ideja për vendosjen e taksës ka qenë e hedhur që në kohën kur LSI-ja ishte në pushtet, madje nga ministrat e Transportit të LSI-së te asaj kohe, Edmond Haxhinasto apo Sokol Dervishaj, tani në opozitë kjo parti bën thirrje për refuzim. Këtë apel Vasili e bëri gjatë një postimi në Facebook.

“Refuzojeni ta paguani taksën për rrugën e kombit, le ta paguaje vete qeveria.Koncesionin e rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista. Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kane dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj. Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë,se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhëne qindra milion euro koncesione në shëndetesi e gjithandej, le t’i anulojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e rrugës së kombit.

Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëeri, sepse qeveria e kryeministrit vjedh. Refuzojeni ta paguani këtë takse të piset jeni në të drejtën tuaj!”, shkruan Vasili.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *