Lu: Rama të mos flas në emrin tonë. Po verifikojmë pretendimet për vëllain e ministrit Xhafaj

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 11 Maj 2018

Pas deklaratës së Edi Ramës për qëndrimin e SHBA lidhur me çështjen e vëllait të Fatmir Xhafës, ka reaguar Donald Lu

“Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tone. SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafës”, tha Lu per News 24.

Një ditë më parë në seancën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës ndaj ministrit Xhafaj, deklaroi se nëse do të kishte pasur probleme do të kishin reaguar aleatët strategjikë të Shqipërisë.

“Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh me heret Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *