Luana Vjollca mbush 27 vjeçe, e ëma mesazh special, Topi i bën surprizën

Kryesore

Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Moderatorja dhe këngëtarja bukuroshe mbush plot 27 vjeçe.

Në këtë ditë të veçantë për të, Luana ka marrë mjaft urime nga shumë ndjekës dhe familjarë.

E para që ka hapur serinë ka qenë e morta e saj Marina.

“E vogla ime gezuar ditelindjen! Dua te te shoh gjithmone te shkelqesh si yll. Bebja ime me e mira botes!!! @luanavjollca“, shkruante Marina.

Motrat e Luanës kanë shkruar publikisht fjalët më të bukura për të, sakaq nuk ka munguar urimi i veçantë i nënës së saj, Maria.

“Lumturia ime, e vogla ime, paç edhe 100 vite të bukura! Tu realizofshin gjithë dëshirat tuaja si di ti të kërkosh e të këmbëngulësh! Nuk le “sundyk e sirtar”, i nxorre “endrrat: e po vazhdon ëndrrën tëndë të madhe të shpirtit. Dashuria ime, e vogla ime falenderoj Zotin që më zgjodhi të marr kaq shumë dashuri e lumturi”– e ka uruar nena e saj bukuroshen.

Ndersa nuk ka munguar reagim i Luanes.

  • luanavjollcaMa te dua! Gjithcka qe e bej e bej edhe per ty. Jeta ime 💜

E pikerisht dje ne diten e saj me te lumtur, Top Channel ka lancuar emisionin me te ri te Luanes, duke e nxjerre me nje video tejet provokuese.

Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tregon se në fakt bëhet fjalë për një program tjetër.

Prej disa muajsh ajo ka nisur punimet së bashku me stafin e saj dhe shumë shpejt do të fillojë transmetimin maratonë për 15 javë rrjesht të shtunën mbrëma.

“Moderatorja, në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në Top Channel, nga shtatori premton të shtuna plot energji dhe emocion, duke shënuar edhe këtë vit një nisje të mbarë televizive, me risi në programin e saj, e mbi të gjitha mbërthyese për publikun”, shkruan “Top Channel”.
Në ditët në vazhdim moderatorja do të zbulojë edhe surprizat e reja të programit.

View this post on Instagram

Une.. me e lumtura ne bote nga gjitheee urimet tuaja !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

https://www.instagram.com/p/BnNoshjh2TG/?hl=en&explore=true

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *