Lufta PS e PD për SHBA, Rama poston videon me Trump, Basha me kongresmenët

Lajme Politikë

Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel. Pasi postoi një foto në Facebook duke shtrënguar duart me Trump, me dixhiturën “Photo of the Day”, kryeministri postoi në Instagram një video ku duket teksa i flet presidentit amerikan.

Por duket se per marrjen e mbeshtetjes amerikane ka nje beteje mes dy udheheqesve kryesore te politikes shqiptare, kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozites, Lulzim Basha.
Si per koincedence, Basha ka postuar me pas edhe ai takime me zyrtare e te zgjedhur amerikane ne SHBA.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po merr pjesë në eventin e institutit Hudson në Uashingon, një nga më të njohur në botë për politikat publike dhe të sigurisë. Basha është pjesë e një paneli me eurodeputetët Danjean dhe White etj dhe do të flasin për sfidat kryesore të NATO-s. Të pranishëm në këtë event janë edhe anëtarë të Kongresit Amerikan,  senatorë, drejtues të administratës amerikane, akademikë, gazetarë etj.

Në 11-12 korrik në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të diskutueshme, anëtarët e NATO-s mblidhen në Bruksel. Aleanca përballet me një mori sfidash që do të jenë në qëndër të diskutimeve, përfshirë ndarjen e barrës, terrorizmin dhe emigracionin, përballë një Rusie gjithnjë e më këmbëngulëse.

Drejtpërdrejt nga Instituti Hudson në Washington për të diskutuar mbi sfidat kryesore të NATO-s.

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 12. Juli 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *