“Luftë” mes TVSH e Top Channel, aktori e analisti që ikën nga emisionet

Kryesore Kulturë Showbiz

Kampionati Kombëtar i Futbollit po transmetohet në mënyrë ekskluzive nga ana e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Kjo ishte një fitore jo e vogël e RTSH-së, e cila ka mposhtur betejën me SuperSport, pjesë e Digitalb.

Po përvecc kësaj, duket se një luftë tjetër po zhvillohet ndërmjet dy televizioneve edhe për sa i përket punonjësve të saj, si aktorë apo figura të njohura të ekranit.

Aktori i Portokallisë Florjan Binaj i njohur ndryshe si Polici te ky emision satirik i Top Channel është larguar gjiganti privat televiziv.

Ai ka deklaruar se do t’i kushtohet një eksperience të re. E pikërisht ai është bërë pjesë e stafit të RTSH-së, duke qenë i pranishëm ccdo mbërëmje në emisionin Magjia 21 e RTSH që lidhet me komentet e kronikat e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Polici i Portokallisë ishte një ndër figurat emblematike e këtij spektaklit të humorit në Shqipëri, e sigurisht largimi i tij është një humbje jo e vogël për këtë televizion.

Por jo vetëm kaq, nga ekrani i Top Channel është larguar edhe Redi Jupi, ikona e emisionit “Procesi Sportiv”, i cili prej vitesh jepte opinionet e tij ccdo të hënë në këtë emision.

Jupi është tashmë opinionisti sportiv te emisioni Magjia21 që drejtohet nga simpatikja Hygerta Sako.

Këto largime, por edhe të tjera të ndodhura nga Top Channel drejt RTSH-së flasin për një luftë brenda dy televizioneve.

Kujtojmë këtu që rrjedhjet filluan menjëherë pasi pronarja aktuale Vjollca Hoxha mori në dorë frerët e gjigantit televiziv, duke shkarkuar edhe aksionerët apo ata që njiheshin si shokët e Tanit, të bashkëshortit të saj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *