‘Luftë’ në Laç, tre të plagosur me automatik, në spital edhe autori (EMRAT+FOTO)

Kronike Kryesore Lajme

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Laç. .

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti pasdite duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët në zonën e Sanxhakut. Disa prej dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Në muajt e fundit në qarkun ka pasur disa ngjarje kriminale, teksa pak javë ma për në Mamurras u vranë dy persona, mes tyre një adoleshent.

Policia thotë se  “shtetasi Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. të cilët  ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor”.

Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur.

Policia thotë se në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime.

Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Gjithashtu i plagosur nga përplasja fizike ka mbetur edhe autori, por jashtë rrezikut, ndërsa është prangosur nga policia.

Informacion paraprak i policisë
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj  ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *