Luftëtarët e ISIS në Shqipëri, Rama: Ja si qëndron e vërteta

Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat që po qarkullojnë këto ditë nga opozita dhe disa media që Shqipëria do të strehojë ish luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE.

Teksa i kthen përgjigje një qytetari në facebook i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

“Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”– i shkruan qytetari kryeministrit Rama.

Ndërkaq Rama i përgjigjet: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.

Por edhe më herët shefi i qeverisë e ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri. “Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij”, shkruan ndër të tjera Lleshi.

Sipas tij Shqipërisë as nuk i është kërkuar, as nuk i është propozuar një gjë e tillë.

“Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it” thuhej në deklaratën e Lleshit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *