“Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës” Thaçi: Jo autonomi pjesës veriore

Kosovë Rrotull

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë në  konsideratë opsionin e demarkimit, korigjimit të kufirit me Serbinë dhe se do të shtrojë në tryezën e dialogut kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për tiu bashkuar Kosovës.

Në një Konferencë për gazetarët Thaçi tha se ekziston ‘mundesia reale” dhe u shpreh i vendosur ti shkojë deri në fund kësaj përpjekjeje për të korigjuar padrejtësinë historike që iu bë shqiptarëve të Preshevës. Për këtë Thaçi kërkon mbështetjen e partive.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë e një autonomie për pjesën veriore të Kosovës, duke pohuar edhe njëherë se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ftoj të gjithë pa dallim etnik që të punojmë në procesin e përcaktuar, të mos e befasojmë njëri-tjetrin për të keq (Kosovë-Serbi)”, ka thënë Thaçi në konferencë për media. Çdo provokim që ndodh në veri, nuk ndodh pa dijeninë dhe aprovimin e Beogradit”. haçi deklaroi se nuk do ta lejojë që të cenohet Kosova sa i përket Kushtetutës dhe ligjeve, duke shtuar se përmes dialogut mund të zgjidhet secili problem aktual.

“Nuk do ta lejojmë cenimin kushtetues dhe ligjor të Kosovës”. “Do të punojmë që me mirëkuptim, me dialog, të tejkalohen çdo problem që ekziston”. Në interesin e të gjithëve është siguria, stabiliteti, funksionimi demokratik i institucioneve, debati, komunikimi, dialogu i brendshëm dhe i jashtëm.Nuk do të ketë as ndarje të Kosovës, as autonomi, as shkëmbim”, ka përfunduar Thaçi.

Hashim Thaçi “Në funksion të realizimit të kësaj kërkesë legjitime, që për mua paraqet  një mundësi reale, unë them publikisht se Kosova duhet të jetë e gatshme të marrë në  konsideratë opsionin e demarkimit,  korigjimit të kufirit me Serbinë, ritheksoj do të jenë 400 km që do të ndodhë ndarje e kufirit Kosovës Serbi, ky korigjimi i kufirit mes shteteve të Kosovës e Serbisë.

Përgjigja e jonë duhet të jetë e qartë dhe jo e mjegulluar apo e kamufluar me teori konspirative. Shteti i Kosovës dhe institucionet e Kosovës nuk mund të guxojnë të mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike të papërsëritshme. Le të bashkohemi e ti themi PO! Kësaj kërkesë të drejtë, racionale, dhe historike të cilën kemi mundësi ta realizojmë krejtësisht në mënyrë paqësore. Unë nuk mund të jem më i qartë dhe më i drejtëpërdrejtë se kaq.

Kjo mundësi nuk do të jetë e hapur dhe e mundur përgjithëmonë. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë edhe në Prishtinë edhe më gjerë. Në rast se humbet një moment i tilllë atëherë kot do të derdhim lot krokodili më vonë.

 Në cdo rast unë i siguroj qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit se deri në fund do bëj përpjekje që vullneti i tyre politik dhe e drejta historike të realizohet. Si president i Republikës së  nuk do mbete palë i tekave personale apo partiake që sot hezitojnë. Jam i vendosur që ta bëj këtë betejë politike dhe historike sepse është në përputhje me interesat shtetërore e qytetare. Beteja zhvillohet në tavolinë me Serbinë. 

Nuk dua të jem pesimist por në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike unë nuk do të jem i turpëruar sepse kam bërë përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike, por nuk mund të them se fatin e njëjtë mund ta kenë shumë të tjerë që për shumë arsye hezitojnë të vendosen në anën e së drejtës. Do bëj përpjekje për të korigjuar këtë padrejtësi historike “

Korigjim paqesor i kufijve

Për Thaçin korigjimi i kufijve me Serbinë në mënyrë paqësore nuk nënkupton hapjen e kutisë së Pandorës

“Korigjimi i kufijve në mënyrë paqësore në asnjë rrethanë nuk nënkupton hapjen e të ashtuquajturës kuti e  Pandorës, aspo efekti domino. Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë e përfshirë në këtë proces përkrahin fuqishëm arritjen e marrëveshjes paqësore mes Kosovës e Serbisë. Por duhet të jemi të qartë që jetojmë në shekullin XXI. Leksioni kryesor është zgjidhja e problemeve mes shteteve në mënyrë paqësore dhe në këtë marrëveshje të mos përjashtojmë opsionin e korigjimit të kufijve.

“Unë e kuptoj hezitimin e individëve,reagimet e pamatura apo të ndonjë partie politike lidhur me korigjimin e kufijve si opsion paqësor por nuk kemi mundësi tjetër për të bashkuar Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin Kosovës pa u pajtuar me Serbinë e korigjimin e kufirit. Nëse dikush tjetër e di është i mirëseardhur, por jo opsionin për luftë. Nëse do të kemi sukses dhe korigjimi do të bëhet paqësor nuk ka rrezik. Anekënd botës kemi me dhjetra raste të korigjimit të kufirit në mënyrë paqësore. Shembulli është korigjimi mes Holandës dhe Belgjikës”.

Sa i takon kërkesës së institucionalizuar të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovë, Thaçi tha se nga Serbia ka refuzim kategorik por ajo do prezantohet në tryezën e dialogut.

Aktualisht ka një refuzim kategorik nga Serbia. Ta prezantojmë në tryezën e dialog. Do të jetë refuzim kategorik por pala duhet të mësohen me kërkesën e drejtë e historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Korigjimi i kufijve nuk nënkupton bashkangjitjen me një shtet tjetër. Bashkimi më i madh ndodh në Bruksel, me BE-në.

Thaçi thirrje për unitet 

Thaçi ftoi partitë parlamentare ta mbështesin në këtë proces.

“Unë si president do i shkoj deri në fund pa asnjë hezimit. Por dua të kujtoj që të jemi sa më të bashkuar në kqëtë proces konsolidues të shtetit tonë. Kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj unitetin e partive politike parlamentare, jo për vetë sepse unë kurrë nuk i kam ikur përgjegjësive të mia por për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit për t’ju bashkuar Kosovës. Unë nuk po arrij të kuptoj hezitimin, në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq refuzimin e ndonjë individi apo partie politike për tju bashkuar rreth kësaj kërkesa dhe mundësie unike historike për të riparuar sadopak gabimet historike në kurriz të shqiptarëve në komunën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.” 

“Është teori e gabuar se Kosova është e aftë të pengoj Serbinë në BE, e një rast të veprimeve të pamatura Bashkimi Evropian dhe SHBA-të do të identifikonin si të paaftë dhe fajtore për ikjen nga dialogu dhe shtyrjen e marrëveshjes përfundimtare. Si pasojë, të gjithë e dinë se BE nuk do të hezitonte fare që për shkak të mungesës së gatishmërisë së Kosovës, ti mundësoj Serbisë anëtarësimin në BE, ndërsa Kosova do të rrezikonte të humbiste mbështetjen e partnerëve evropian duke mbetur e izoluar dhe e pashpresë për anëtarësim në NATO dhe në OKB”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *