Luhet derbi i Madoninnës, Inter e Milani nxjerrin formacionet

Botë Kryesore Sport

Çdo gjë është gati në “Guiseppe Meazza” për derbin numër 169 në Serie A.

Vëmendja e sportdashësve mbrëmjen e sotme do të jetë në Milano, aty ku në orën 20:30 do të luhet një nga derbit më të bukur në botë, sfida mes Interit dhe Milanit.

Interi vjen disi më i favorizuar në këtë sfidë, kjo për shkak edhe të një organike më të plotë, pro edhe të një forme mjaft të mirë që po kalon gjatë këtij muaji të fundit.

Nga ana tjetër, skuadra e Gattusos do të jetë mysafire në këtë derbi, por nuk e fsheh dëshirë për të surprizuar dhe për të prishur festën zikaltër në shkallët e stadiumit “San Siro”.

Ky i fundit do të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij, pasi janë shitur të 78 mijë biletat e vëna në dispozicion nga klubi zikaltër, ndaj atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Derbi i Milanos pritet të ndiqet në qindra vende të botës dhe nga rreth një miliard njerëz, pasi bëhet fjalë për përballjen mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futboll.

Për supersfidën Inter-Milan shkallët e stadiumit do të jenë të tejmbushura, pasi kanë shitur 78 mijë bileta ndërsa përfitimet në arkat e zikaltërve kapin shifrën e afro 5 milionë eurove. Nuk është një rekord për futbollin italian, por pothuajse.

Duke u bazuar te ecuria fantastike që po kalojnë dy skuadrat entuziasmi në dy kampet është mjaft i lartë, një gjë që pritet të shfrytëzohet edhe nga dy grupimet e tifozëve.

Ndërkohë vetëm pak orë përpara “Derbit të Madoninës”, grupimi i tifozëve të Interit ‘Curve Nerazzurri’ kanë zbuluar koreografinë që do të shpalosin të dielën e 21 tetorit duke nisur nga ora 20:30.

Inter njoftoi një koreografi “Maxi” që do të thotë se të përfshira janë ngjyrat zi dhe kaltër me mijëra flamuj.

“Në prag të derbit të dielën në mbrëmje, ne ftojmë të gjithë interistat që do jenë në unazën 1, 2 dhe 3 që të jenë prezent të paktën 1 orë përpara duelit. Kjo do të lehtësonte në masë të madhe punën e hapjes së koreografi mbresëlënëse se ne jemi përgatitur për 3 muaj “.-thuhet në deklaratën e tifozëve të Interit.

Trajneri i Milanit, Gatusso ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka frike dhe se ne kete derbi nevojitet kurajo. Ai vlereson Interin, ku thekson se zikalterit kane dhene maksimumin e tyre ne Champions, duke mundur nje skuader si Tottenham. Ndersa shpreson se arma plus e milanisteve eshte Higuain. Ky eshte derbi i pare per argjentinasit dhe eshte nje ndeshje e vecante per te.

Interi ka nje jave tejet delikate, pas ndeshjes me Milanin, ne mesjave e pret nje ndeshje e madhe me Barcelonen per Champions League.

Per trajnerin interist, Spalleti ky derbi mund t’i jape me shume se tre pike. Kjo nisur edhe nga fakti i frenimit te Juventusit ne ndeshjen e Genoan.

“Ajo cfare kam kuptuar eshte se tifozet interiste mund te harrojne diten e lindjes se burrit apo te gruas, por kurrsesi nje ndeshje dhe rezultatin e nje derbi. Une dua qe te fitoj per te hyre ne historine e Interit. Nese luajme me 100 perqind ne fushe ne do ta fitojme ndeshjen”, deklaroi Spalleti.

Formacionet e mundshme:
Inter: Handanoviç, Skriniar, De Vrij, Asamoah, D’Ambrosio, Gagliardini, Brozoviç, Nainggolan, Politano, Perisiç, Icardi
Milan: Donnarumma: Zapata, Romagnoli, Calabria, Rodriguez, Kessie, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Suso, Higuain.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *