Type to search

Art Kryesore Kulturë

Madhështore, 18 minuta duatrokitje për Ermonela Jahon dhe Plaçido Domingon

Ndaje

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho vazhdon të mahnisë botën me shfaqjet e saj. Opera më e fundit e luajtur së bashku me të madhin Plaçido Domingo në teatrin Real të Spanjës ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, aq sa dhe media spanjolle i ka kushtuar një vëmendje të veçantë për ovacionet që mori.

Tenori ka luajtur murgun Athanael në opera “Thais” të Jules Massenet. Spanjollja El Imparcial ka vlerësuar së tepërmi shfaqjen e dhënë nga tenori Plaçido Domingo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.

“Udhëtimi mbrapa dhe me radhë për dëlirësinë dhe erotizëm që e bën Jules Massenet me operan “Thais” ka ngacmuar sonte te pranishmit në Real, të cilët duartrokitën për 18-minuta në këmbë Plaçido Domingo, sërish në rolin e tenorit dhe sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e mrekullueshme në rolin e saj si shenjtorja-kurtizane. Prekëse dhe impresionuese me lotët e vërtetë, të cilat mbuluan fytyrën e saj, sopranoja Jaho ka falënderuar Domingon shumë të emocionuar për ovacionin e zjarrtë që zgjati 18 minuta, një diçka e pazakontë”, shkruan El Imparcial.

 

https://twitter.com/i/status/1022636127797297152

Image may contain: 5 people

Loading...
Tags:

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *