Majko “memec” përpara mediave. Kodheli e ngacmon: Urojmë që z.Pandi të jetë ministër pas një viti

Kryesore Politikë

Në parlament ministri për Diasporën Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin. “Nëse nuk voton si ne, ik në shtëpi”, i tha kryeministri duke marre si përgjigje “që nesër, që nesër”. Mirëpo e nesërmja kaloi dhe ende asnjë shenjë reagimi.

Në komisionin e jashtëm kreu i dikasterit të Diasporës foli për reformën e politikës së jashtme të diasporës, por asnjë fjalë për teatrin apo për ndonjë qëndrim të tij, kur gazetarët e rrethuan me pyetje.

Me batutë, në distance e vetmja që mesa duket i zgjoi interesin ministrit që raportonte në komision, ishte vete kryetarja Mimi Kodheli.

“Fillimisht ‘karta kanta’, thonë latinët, pra duhet shkruar në kartë dhe pastaj duhet zbatuar. Nuk jemi këtu për të paragjykuar. Jemi këtu për të hedhur në kartë gjëra të drejta e të mira, pastaj padyshim që ndaj të njëjtin opinion me zonjën Hajdari, do të vijë një vit më mbrapa…Uroj që ministri të jetë po zoti Pandi, e them për skaramanci ministër dhe pas një viti ju të mund të raportoni me seriozitetin që ju karakteriozn se çfarë kemi bërë me këto karta që miratojmë sot”, deklaroi Kodheli.

Më herët Kodheli e Majko kanë pasur përplasje për ligjin për diasporën, duke bërë që Pandeli Majko të përplaste karrigen në parlament e të largohej. Edhe sot, njësoj si për teatrin, ministri Majko zgjodhi të bëjë të njëjtën gjë… të heshtte, e të mos jepte asnjë sqarim për publikun, të paktën në respekt të atyre që i kanë besuar votën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *