Majko: Nuk jam fans i Taulantit nga Librazhdit, por i Erion Velisë

Lajme Politikë

Një nga figurat më historike të PS, Pandeli Majko, ka vlerësuar Erion Veliajn si një model që duhet të ndiqet nga të gjithë. Gjatë fjalës së mbajtur në festën për 28 vjetorin e PS, Majko tha se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së tij. “Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira,se pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur. Kjo është historia e PS, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.

Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt,kryetarit të Bashkisë i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më I mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shpresë e një të ardhme më të miërë se e sotmja.

Historia na kërkon më shumë ne socialistëve sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurër Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”, tha Majko.

Majko nuk kurseu edhe batutat në këtë takim, ku ngacmoi edhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.

“Jam fans i Erion Velisë sigurisht, por jo fans i Taulant nga Librazhdi, por i Taulantit nga Kukësit”,  kjo ishte batuta e Majkos, e cila u prit me të qeshura nga socialistët, edhe nga vetë numri dy i PS-së. Ish-kryeministri u shpreh iu drejtua Ballës: E do kështu ti, meqë më ngacmove.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *