Makina përplas motoçikletën në Shkodër, vdes 32-vjeçarja

Kronike Lajme

Një vajzë 32 vjeçe është aksidentuar për vdekje në aksin Velipojë-Shkodër.

Policia thotë se “në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motoçikletë me drejtuese, shtetasen Siljana Uldedaj 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *