Mali i Zi mbyll kufirin/ Kufizime në fundjavë, për të frenuar dyndjen e malazezëve në Shkodër

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Situata e përkeqësuar dhe shtimi i rasteve te koronavirusit në Malin e Zi, ka sjelle të tjera masa kufizuese në këtë shtet.

Qeveria ka vendosur kufizim të hyrje dhe daljeve me shtetet fqinje, duke përfshire këtu edhe Shqipërinë. Kështu ne doganën e Han të Hotit dhe në Muriqan, do të lejohen të kalojnë me përgjigjen e tamponit negativ, vetëm ata shqiptare me leje pune, ata qe kanë një rezervim hoteli apo qytetaret tranzit.

Keto masa do të zgjasin vetëm per fundjavën ndërsa do të penalizohen jo pak shqiptarë kryesisht nga Shkodra dhe Malësia e Madhe që janë punëtorë ditorë në Mal të Zi. Qëllimi i shtetit Malazez është bllokimi i qindra shtetasve të saj, që çdo fundjavë udhëtonin drejt Shkodrës per tregti apo për turizëm.

Në Mal të Zi prej një jave dalja e qytetareve lejohet deri në oren 21:00, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:00 ndërsa gjatë fundjavave ndalohet lëvizja brenda qyteteve si dhe drejt shteteve te tjera. Këto masa do të jene në fuqi deri me datën 1 Dhjetor teksa ministria e shëndetësisë atje ka paralajmëruar se mund te ketë të tjera kufizime.

Sakaq per kete vendim ka pasur edhe nje reagim te ministrit shqiptareve te Puneve te Jashtme.

Reagimi i plote

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se në vijim të masave parandalues të pandemisë COVID-19, Autoritetet e Policisë Malazeze, njoftojnë kufizimeve të reja në lëvizje  për dhe nga Mali i Zi.

Në datat 21-23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, për sa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *