Manjani: Ambasada foli qartë! Rama duhet të marrë këtë hap

Lajme Politikë

Gjurma 11 Maj 2018

Pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, i cili i kërkoi Ramës të mos flasë në emër të Amerikës, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një statusi në rrjet sociale, Manjani shkruan se sot SHBA foli qartë, ku i kërkoi Ramës të mos flasë në emër të saj.

“Ministri i shtetit të Gjermanisë së shpejti në Tiranë: Qeveria shqiptare e di mirë për krimin e organizuar… Ndërsa i kërkon Ramës që ta heqë Xhafën si Ministër të Brendshëm, dhe të mos shesë moral.

Edhe Ambasada Amerikane foli! Qartë madje! “Rama të mos flasë në emër të Amerikës”!  Po tani?!

Pas kujt tjetër do fshihet KryeRilindasi?  E përsëris këshillën: ta mbajë Xhafën në qeveri, por jo Ministër të Brendshëm. Le të qeverisin bashkë, por jo të na shesin moral që s’e kanë!”, shkruan Manjani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *