Manjani tregon çfarë diskutoi me ambasadorin Lu

Politikë

Gjurma 10 Maj 2018

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë kohët e fundit një nga kritikët më të mëdhenj të reformës në drejtësi dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu si një mbështetësit më të mëdhenj të saj. Sot ata janë përpjekur të sheshojnë kundërshtitë mes tyre, teksa kanë pirë një kafe me njeri-tjetrin. Është vet ish ministri ai që ka zbuluar disa detaje nga ky takim, teksa pranon se u përpoqën të sqarojnë disa keqkuptime.

Postimi i plotë

“Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.

Asgjë personale!

Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg…

Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit…

Faleminderit medias për vemendjen!”

Një ditë më parë Manjani kishte mbajtur një reagim të ashpër në Facebook sa i përket procesit të Vettingut.

“Që vetting i gjykatësve u shndërrua në gjyq popullor kjo u pa! Që gjyqit popullor i pëlqen kënga “skam ç’e dua pasurinë” edhe kjo është e dukshme.

Që gjykatësit e prokurorët do zhvillonin fantazinë për të deklaruar pasurinë, pritej. Por që do justifikohej pasuria me lekët e hedhur në vallen e dasmës, ishte e papritur!

Gjigande madje! Nuk mund të harrohet dot kjo…Nuk ka më asgjë serioze në këtë proçes, as nga vettuesit e as nga të vettuarit…”, shkruante Manjani.

Përplasje me Lu dhe statuset

Por ish-ministri i Drejtësisë ka pasur jo pak pëplasje me ambasadorin Lu për çështje të ndryshme, por kryesisht për reformën në drejtësi, apo të ashtuquajturën kërkesën e diplomatit amerikan për kapjen e “Peshqve të Mëdhenj”.

Në një postim të muajit Prill, Manjani shkruan: Në Shqipërinë politike, të rilindur, ndodh që: 1. Amerikën ta njohim si Soros dhe anti Soros. 2. Politika këtu ndahet në forcat Rilindase pro Soros dhe në Frontin e së Keqes anti Soros! 3. Kush nuk është me Rilindjen dhe Sorosin, quhet Rus ose islamist ekstrem! 3. Emri Donald jo gjithnjë është pozitiv. Donaldi “i mirë” është Ai që kap peshq. Donaldi që vetëm ha peshk, shpallet “turp i njerëzimit”. Donaldët e tjerë thjesht hanë përshesh… 4. Bashkimi Europian përfytyrohet vetëm me kaçurrela mavi. Forcat e tjera të vendeve të veçanta janë “Euroskeptikë” që nuk duan “mrekullinë Sorosiste të Rilindjes”. 4. Europa politike na prezantohet si miq të Taulant Ballës dhe të Lulzim Bashës. 6. Opozita, sa here shan qeverinë, del e paguar nga Rusia. Ndërsa qeveria që punon me paret e Rusëve quhet progresiste! 7. Korrupsion bën vetëm opozita, që ska gjë në dorë! Qeveria që i ka të gjitha, bën lobbing! Vilat e qeveritarëve janë me para djerse. Të opozitarëve me korrupsion! 8. E drejtë quhet vetëm ajo që thotë e vendos qeveria. Kush e ka mirë me të, kap ndonjë gjë… Të tjerët i pret burgu! 9. Askush nuk guxon të bëjë cfarë bën qeveria! Pra, nëse dikush do të bëjë të njëjtën vilë si, fjala vjen ajo që ka ndërtuar Kryeministri, ta sekuestron shteti dhe e kthen në depo uji! 10. Pronari nuk ka pronë, por vetëm letra që mund të këmbehen me letra pa vlere. 11. E ardhmja e shoqërisë do jenë LGBT! 12. Lajmet më të besueshme janë ato që dalin nga portale me emrin “mother…” plus një fjalë tjetër , çfarëdo qoftë. Çfarë perversiteti!!! E thonë pastaj: pse urrehet politika! Ja përse!”, shkruante Manjani më 28 prill në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *