Marcelo nuk pranon zëvendësimin: Cristiano Ronaldo na mungon

Botë Sport

 

 

Pas lamtumirës së Cristiano Ronaldos, lista e “të pazëvendësueshmëve” të Realit të Madridit u duk se u reduktua në vetëm dy lojtarë: kapiteni Sergio Ramos dhe i palodhshmi Marcelo, dy shtylla mbi të cilët bazohet forca e “Los Blancos”-ve.

Por, trajneri i ri Lopetegui duket se nuk ndan të njëjtën bindje, sepse në ndeshjen e fituar me përmbysje ndaj Gironës, në minutën e 60 zgjodhi të zëvendësojë për arsye teknike pikërisht brazilianin, i cili nuk e priti aspak mirë.

Dihet se, sa herë që niste një ndeshje si titullar, numri 12 ishte mësuar t’i luante gjithmonë të 90 minutat. Hera e fundit në La Liga, që i takoi të ulej në pankinë përpara kohe, daton në tetor të vitit të kaluar, edhe atëherë ndaj Gironës.

Braziliani nuk është fshehur “pas gishtit” në intervistat pas ndeshjes. Siç raporton “AS”, mbrojtësi i majtë tregoi habi për një zëvendësim që nuk e priste aspak.

“Më surprizoi, por e respektoj vendimin e trajnerit. Mund të vazhdoja të luaja, sepse ndihem mirë, jam në 100 për qind të formës. Zëvendësimin nuk e kuptova, por prap e respektoj, sepse është vendim i trajnerit. Megjithatë, dëshira ime është të luaj gjithmonë.

Një kritikë e heshtur ndaj Lopeteguit? Trajneri duket se nuk e ka nisur me këmbën e duhur me disa lojtarë të grupit historik të Realit, nga Modriç te Varane, e të tjerë. Por, te Reali ka edhe çështje të tjera, siç është edhe konkurrenca mes Navas dhe Courtois, me këtë të fundit që pret ende të debutojë.

“E shoh shumë mirë Keylorin, kemi dy portierë të fortë që mund të luajnë padyshim titullarë. Vendimi nuk më përket mua, por Keylor ka qenë fantastik dhe jam i kënaqur për të”, tha Marcelo kur u pyet për të dhënë një mendim.

Një pyetje rreth Cristiano Ronaldos ishte e pamundur të mungonte, ashtu sikurse e parashikueshme ishte edhe përgjigjja e brazilianit.

“Cristiano është më i miri në botë dhe është e qartë që na mungon diçka pa të”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *