Marrëdhëniet seksuale dhe çfarë nuk dini për ndikimin e tyre

Shëndeti

Intimiteti shton forcën seksuale dhe mendore. Prej aktivitetit seksual të shëndetshëm, kemi shumë përfitime fizike për trupin. Ai e ngre në nivele të larta aktivitetin hormonal, ndërkohë që hormonet ndihmojnë trupin të rritet i shëndetshëm dhe i fortë.

A ndikon negativisht moskryerja e marrëdhënieve seksuale për një individ që i ka kaluar të 20-at? A ndikon seksi në trurin e njeriut, në mendimet, idetë, humorin, perceptimet, etj? A është seksi faktori kryesor që e bën një njeri ta ketë trurin të ndrydhur dhe të ketë mungesë epshi?

Ju duhet të dini se, nga të gjitha aktivitetet njerëzore, seksi, është më interesanti. Nuk ka asnjë gjë tjetër që të jetë më magjepsëse nga seksi. Edhe pse kështu, për seksin nuk flasim e diskutojmë hapur e ndershmërisht as me miqtë dhe të afërmit, pa le më në publik me të huajt. Ndjesitë për seksin janë aq të forta e tunduese, sa duket sikur ua kalojnë edhe atyre për ushqimin.

Meqë erdhi fjala tek ushqimi, duhet të dini se, gjithnjë ka patur një marrëdhënie të ngushtë midis ushqimit dhe seksit. Në qoftë se ushqimi i shëndetshëm është ilaç dhe ai vërtet është i tillë, atëherë, seksi i shëndetshëm është ilaç akoma më i fuqishëm. Seksi është karburanti më i rëndësishëm për shpirtin, ashtu siç është ushqimi i shëndetshëm karburanti më i mirë për trupin tonë.

Detoksifikimin e trupit, ushqyerjen me lëndë ushqimore të pastra e të plota, masazhin e trupit, meditimin, ushtrimet që ngucin rritjen e aktivitetit të sistemit imun dhe në fund përdorimi i psikoterapisë për të larguar pengesat mendore që na pengojnë të ndjehemi mirë. Të gjithë këto elementë të marrë së bashku, janë shumë të vlefshme dhe efektive për shërimin nga sëmundjet dhe lëngatat. Por, ato janë të domosdoshme edhe për të rigjeneruar vitalitetin tonë seksual dhe për të gëzuar kënaqësinë e madhe seksuale dhe jetën e gjatë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *