Type to search

Kryesore Rajon Rrotull

Marrëveshja e detit, presidenti grek: Pa e firmosur, nuk ka BE për Shqipërinë

Ndaje

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’.

Duke folur në darkën e organizuar në Athinë në nder të presidenti të Sllovenisë, Pavlopulos ka folur veçanërisht për Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë.

Ai është shprehur se ligjet evropiane janë detyruese edh për këto shtete. Duke folur për Shqipërinë, Prokopis Pavlopulos ka vënë theksin në marrëveshjen e detit.

Sipas tij, nëse kjo marrëveshje dështon, atëherë Greqia do të pengojë rrugën e Shqipërisë në integrimin drejt BE.

Ndryshe nga deklaratat e bëra nga qeveria shqiptare, Pavlopulos mbreme ka folur hapur dhe duke kërcënuar se nëse Shqipëria nuk firmos marrëveshjen që i shet detin Greqisë, atëherë vendi fqinj do të bëhet pengesë e jona.

Pavlopulos te njejtat mesazhe ia dha edhe Turqise sa i perket ndarjes se detit, duke i kujtuar te zbatoje Konventen e Hages, ku Turqia edhe pse nuk e ka firmosur, sipas tij eshte detyruese per ta zbatuar nga cdo shtet.

Per Maqedonine, president grek kerkon ratifikimin e marreveshjes se Prespes, te firmos nga Zaev dhe Tsipras.

 

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *