Marrëveshja mes Trump dhe Kim Jong, Koreja e Veriut nis çmontimin e raketave balistike

Botë Lajme Rrotull
Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka nisur çmontimin e objekteve kyçe, në një vend që përdoret për të prodhuar motorë për raketat balistike, një hap i parë drejt përmbushjes së një premtimi të bërë Presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi organizata 38 North, me bazë në Washington. Pamjet i takojnë stancionit të lëshimit të satelitëve në Sohae të Koresë së Veriut.
Pas takimit të 12 qershorit me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un në Singapor, Presidenti Trump tha se Kim i kishte premtuar shkatërrimin shumë shpejt të një vendi të rëndësishëm ky kryheshin prova me raketa. Zoti Trump nuk identifikoi vendin, por një zyrtar amerikan i tha më vonë agjencisë së lajmeve Reuters se bëhej fjalë për Sohae-n.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *