Marrin më shumë se Fevziu, sa paguhen Ermali, Arditi dhe Arian Çani tek “Klan”

Showbiz

Ujërat mediatike prej gati dy javësh janë turbulluar nga lajmi se Blendi Fevziu ka një ofertë të çmendur nga Top Channel, megjithëse ky televizion ka probleme të mëdha financiare.

Pas gati 20 vitesh, emisioni më i rëndësishëm politik në vend po spostohet nga Klan në Top Channel.

Përtej debatit politik, apo asaj që Blendi Fevziu e thënë publikisht në lidhje me gazetarinë televizive qëndrojnë edhe konkurrenca midis emisioneve sipas të ardhurave që gjenerojnë për drejtuesit e tyre.

Mësohet se më i paguari dhe me më shumë të ardhura nga emisioni, është Ermal Mamaqi me emisionin e tij katër herë në muaj, “Xing me Ermalin”.

Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit.

Ardit Gjebrea, me “E Diela Shqiptare”, po me katër herë në muaj, është rreth 300 mijë euro, përtej benefiteve të tjera, shkruan cna.al.

Arjan Çani me “Zonë e Lirë”, shkon rreth 380 mijë euro, me “Zonën e tij të Lirë”, katër herë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *