Martohet Vanessa Paradis, ja çbëri Jonny Depp

Kulturë Showbiz

Me një ceremoni të thjeshtë, në një qytezë të vogël në lindje të Parisit, këngëtarja dhe aktorja franceze Vanessa Paradis kurorëzoi dashurinë me regjisorin francez Samuel Benchetrit.

E qeshur, me një fustan ngjyrë krem dhe me lule në flokë, fotoja e 45-vjeçares në shkallët e Bashkisë Saint-Simeon u publikua nga e përditshmja “La Parisien”.

Çifti është njohur gjatë xhirimeve të filmit Chien në 2016, Vanessa si aktore protagoniste dhe Samuel regjisor.

Në ceremoni mori pjesë edhe 19-vjeçarja Lily-Rose Depp, vajza e madhe e aktores që ka me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Ky i fundit ka vijuar i qetë turin me bandën e tij “Vampirët e Hollivudit”.

Tv Klan

4DCA5D5400000578-5908677-Smitten_Vanessa_and_Samuel_were_said_to_be_engaged_back_in_March-a-21_15305250224354DCA5B6F00000578-5908677-Glowing_bride_Vanessa_Paradis_and_Samuel_Benchetrit_both_45_have-m-20_1530525009546
<
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *