Masakër në Dibër, tre persona të së njëjtës familje gjenden të vrarë në oborrin e shtëpisë

Kronike Kryesore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre anëtarë të një familje shqiptare janë vrarë në oborrin e shtëpisë nga persona ende të paidentifikuar.

 

Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta i lindur në vitin 1963, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajza e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

 

Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

 

Ende nuk duhen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe autorët, por forca policie në Maqedoni kanë nisur hetimet.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *