Masakra në Dibër, tre anëtarët e familjes u vranë nga vajza e tyre

Kronike Kryesore

Detaje të reja kanë dalë në dritë pak kohë pas vrasjes së tre anëtarëve ë një familje në Dibër të Maqedonisë. Mësohet se babai, nëna dhe vajza e vogël janë vrarë nga vajza e tyre me inicialet B.P.

 

Vajza me inicialet B.P, fillimisht ka kryer vrasjen makabre në Dibër dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë që më pas të kthehet përsëri në vendlindje pas lajmit se familja e saj është vrarë.

 

Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ajo ka qenë e ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë në këtë akt makabër, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra të cilët momentalisht janë në paraburgim.

 

Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta i lindur në vitin 1963, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajza e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004. Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *