Masakra në Dibër, tre anëtarët e së njëjtës familje u vranë nga dhëndri, ja arsyeja

Kronike Kryesore

Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës. Portali ‘Pacensurë’ njofton se ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.

Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.

Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën. Ai njihej si person konfliktual, ndërsa edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa mbremjen e djeshme i ekzekutoi.

Gazetarja Liridona Vejseli nga Maqedonia në një lidhje telefonike për Report Tv tha se shkak i konfliktit që solli vrasjen ka qenë një sherr për një rrugicë që lidhte banesat e dy familjeve.

Autori, ashtu si edhe familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime. E ndërsa trupat janë dërguar në morgun e qytetit të Dibrës së Madhe, policia vijon kërkimet për arrestimin e autorit.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *