Masakra në Selenicë, Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn

Kronike

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në gjykatën e Vlorës Ritvan Zykaj, autori i masakarës me 8 viktima, anëtarë të fisit të tij, mes tyre dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës, mes tyre dy të mitur. Arrest me burg ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe i vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj.

Në pamjet e para nga salla e gjykatës, Ritvan Zykaj dukej i qetë. Madje ai ka heshtur edhe kur është pyetur nga gazetarët e pranishëm se përse e kreu krimin. Edhe gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ai s’ka reaguar.

Në gjyq për masë sigurie, Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirrë në sallë

Ritvan Zykaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, si edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Gjatë mbërritjes së 24 vjeçarit në gjykatë pjesëtarë të familjes Hoxhallari , një tjetër krim i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku nusja vrau bashkëshortin e vjehrrën, kanë kërkuar dënim me vdekje për kriminelët, teksa mbajnë në duar foto të Zykajt dhe Hysnie Hoxhallarit e Kasëm Pirjasi, këta të fundit akuzohen për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *