Masakroi me thikë 37-vjeçarin, pranga të riut në Tiranë

Kronike Lajme

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë nga një ri 19-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:05 tek shinat e trenit.

Pas dy orësh kërkime, policia bëri të mundur arrestimin e të riu, të identifikuar me iniciale A.H.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *