Mazhoranca diskuton dekretin e Metës, opozita bojkoton seancën dhe mblidhet në Durrës

Kryesore Politikë

Pa praninë e opozitës, mazhoranca e majtë është mbledhur në Kuvend ku po diskuton për dekretin e Presidentit të Republikës me anë të të cilit ai ktheu ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ndërkohë që ashtu siç edhe ishte njoftuar, opozita e bashkuar është mbledhur po sot në qytetin e Durrësit, duke bojkotuar sërish seancën e Kuvendit. Nga qyteti bregdetar, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për aksionin opozitar si dhe vettingun në politikë.

 

Nga ana tjetër, mazhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligj i kthyer nga Presidenti Meta, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

 

Kjo është seanca e tretë e Kuvendit për këtë sesion që opozita e bojkoton në shenjë rezistence kundër krimit, që sipas saj ka mbështetjen e qeverisë.

 

Më herët opozita është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe të Elbasanit, ndërsa edhe sot Lulzim Basha pritet të flasë nga i Durrësit për aksionin opozitar si dhe vettingun në politikë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *