Type to search

Ekonomi Kryesore Politikë

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për ndryshimin e buxhetit të vitit 2019

Ndaje

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për buxhetin 2019. I pranishëm në Komision ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.

“Presidenti është mundur që të ketë një kontribut duke kthyer buxhetin. Besoj që një kontribut më i madh sesa të kthehesh buxhetin, që është i furnizuar me të gjitha shumat për arsimin e lartë, do të ishte që të kërkonte edhe ai dialog mes studentëve dhe qeverisë. Ne mbështesim kërkesat e studentëve i konsiderojmë legjitime në kushtet që duhen përmirësuar, uljes së tarifave, por sigurisht që qeveria është duke pritur me padurim studentët që të ulen për të dialoguar. Dekreti është kthyer pa referuar asnjë detaj, në aspektin e financimit të arsimit apo kërkesë specifike.

Praktikisht e ka kthyer buxhetin në parim. Çdo refuzim ndaj dialogut është ti bësh një tradhti kauzës së studentëve”, u shpreh ministri Ahmetaj.ahmetaj322-e1543862502736-770x391Kreu i shtetit e riktheu buxhetin me argumentin se shumica duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, që janë ngritur në protestë prej 15 ditësh. Ministri Arben Ahmetaj deklaroi në komision se Presidenti duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë dhe jo të kthente buxhetin.

“Sot studentët kanë aleat vetëm qeverinë”, tha Ahmetaj.

Loading...
Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *