Mbaruan kontrollin për hashash dhe ia shtruan me këngë, valle dhe raki! Pezullohet shefi i rendit Gramsh me policët

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pak ditë më parë për shkak të një video që qarkulloi në rrjetet sociale.

Por çfarë përmban videoja? Shefi i rendit së bashku me policët dhe një këngëtar nga qyteti i Gramshit shfaqen duke pirë, kënduar dhe kërcyer.

Report Tv mëson se policët pasi kishin mbaruar kontrollin e territorit për kanabis dhe po ktheheshin janë takuar me këngëtarin.

Shefi i rendit dhe efektivët ndaluan duke ia marrë këngës dhe valles, por njëri nga personat që ishte me ta i tradhtoi duke nxjerrë videon në rrjetet sociale që u kushtoi vendin e punës.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *