Mbledhja e donacioneve, Meta: E duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë

Lajme Politikë

Presidenti Ilir Meta thotë se “duartroket” kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për çdo punë të mirë që ka bërë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Meta e vuri theksin te fakti se SHBA dha një pjesë të madhe të fondit të saj për të siguruar transparencën e donacioneve të mbledhura në Konferencën e Donatorëve. “Mbështetje për popullin shqiptar, qeveria ka detyrim që përmes transparencës t’i çojë te populli shqiptar, dhe u vu një theks te transparenca, madje SHBA e dha thuajse të gjithë fondin e saj për transparencën. Mua kjo gjë nuk më intereson, më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. Unë jam gati të duartrokas qeverinë dhe kryeministrin për çdo punë të mirë që ka bërë. Jam angazhuar dhe kam bërë çdo gjë që më ka kërkuar qeveria”, u shpreh Meta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *