Mbledhja e grupit të PS, zbulohet urdhri i Ramës për deputetët dhe ministrat

Lajme Politikë

Gjurma 7 Maj 2018

Si çdo të hënë Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e grupit Parlamentar, ku Edi Rama u ka dhënë dhe një herë direktivat deputetëve dhe ministrave.

Sipas informacioneve mësohet se Rama u ka kërkuar të gjithëve që të vijojnë turin e llogaridhënies me publikun, dhe ka dhënë urdhër që deputet duhet të jenë çdo mbledhje.

Sipas tij ata janë drejtues politikë të qarqeve dhe nuk duhet të mungojnë, por dhe ministrat duhet të jenë prezent dhe ta marrin me seriozitet këtë tur me qytetarët.

Po ashtu është mësuar se Rama sot do të jetë në Lezhë, ku do të zhvilloj disa aktivitete që do të zgjasin deri nesër.

Rama mësohet se u ka thënë deputetëve se fokusi më i madh është Tirana, por nuk duhet që të neglizhohen dhe qarqet e tjera.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *