Mblidhet Kryesia e PS, nis fushata e llogaridhënies së kryebashkiakëve

Kryesore Lajme Politikë

Partia Socialiste mblodhi kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Takimi nisi  në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve

Ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit.

Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e kryesisë kanë vendosur të thyejnë “protokollin zyrtar të veshjes e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri me atlete.

Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe  kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Meqë sot është e shtunë dhe ditë pushimi, atletet janë mjaft të rehatshme.

Pas mbledhjes, në një prononcim për gazetarët sekretarja për Bashkëqeverisjen dhe Aleancën, Elisa Spiropali deklaroi ndër të tjera se së shpejti do nisë turi i llogaridhënie dhe se kryebashkiakët do jenë në terren për të takuar qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi fituar betejën e 2017 në koalicion me qytetarët dhe do ta rrisim këtë koalicion. Kryebashkiakët do jenë në territor dhe do takojnë qytetarët për të gjitha problemet dhe do bëhet një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin. Diskutuam për procesin e hapjes së PS dhe fushatën për afrimin në PS të njerëzve më të mire”- tha Spiropali.

“E gjithe Vemendja per Ty” eshte slogani i shpallur nga PS ne mbledhjen e Asamblese ku pritet te jete per zgjedhje, si dhe per te realizuar sa me shume anetaresime te reja.

Sa i perket perjashtimit te deputetit te PS, Gjetan Gjetan, Spiropali tha se përjashtimi i deputeteve nuk është kompetencë e Kryesisë.

“Vendimi nuk është kompetencën e Kryesisë. U diskutua dje në Asamble dhe ajo çështje u mbyll aty. Ajo që vlen të thuhet sot është se kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt sa i takon vizionit”, tha Spiropali.

Sekretaret e rinj

Arben Pëllumbi sekretar organizativ.

Ilir Beqja sekretar digital

Alfred Peza sekretar per mediat

Senida Mesi sekretare per burimet njerezore

Laert Duro sekretar per emigracionin

Bashkim Fino u emerua nenkryetari i Asamblese

Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhen ne kryesine e PS.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *