Mbrëmje historike për Shkëndijën, kualifikohet në raundin e tretë të Champions

Sport

Shkëndija e Tetovës në histori. Kuqezinjtë kanë kaluar në raundin e tretë të Champions League, duke eliminuar Sheriff Tiraspol pas 180 minutave me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në fakt, të besuarve të Qatip Osmanit i ka mjaftuar një gol i Besar Ibrahimit në ndeshjen e parë për të kaluar në raundin tjetër, pasi takimi i dytë u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Në raundin tjetër Shkëndija do të gjej austriakët e Salzburg, një skuadër me mjaft eksperiencë në Kupat e Europës, ku mund të përmendin ecurinë e tyre në sezonin që lamë pas, ku arriti të shkoj deri në fazën gjysmëfinale të Europa League.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *