Mbyllet Kulla e Eiffelit, punëtorët në grevë

Botë Rrotull

Stafi i Kullës së Eiffelit hynë në grevë të mërkurën për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me zgjatjen e radhëve të pritjes për të vizituar këtë pikë referimi të Parisit, duke e detyruar mbylljen e saj në pik të sezonit turistik.

Bisedimet mes unionit tregtar CGT dhe menaxhmentit të Kullës për një sistem të ri hyrjeje – i cili sipas punëtorëve ishte përgjegjës për radhët “monstruoze” të vizitorëve – u bllokuan të mërkurën pasdite, dhe kjo pikë turistike u mbyll në orën 4 të pasdites, raporton Reuters.

Nuk u bë e qartë nëse greva do të vazhdojë edhe sot.

Sistemi i ri, i cili nga korriku ka rezervuar lifta të ndarë për biletë-mbajtës të ndryshëm, po e lodhte stafin që duhej të merreshin me turistët e frustruar, kanë thënë zyrtarët e unionit.

Menaxhmenti i Kullës së Eiffelit ka thënë se muajt e verës gjithmonë janë të ngarkuar.Çdo vit, mbi 6 milionë turistë ngjiten në kullën e lartë 342 metra.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *