Me 19 pistoleta në çantë, kapet i riu suedez në kufirin shqiptar

Provinca

Një person është arrestuar në doganën e Muriqanit ditën e sotme pasi u kap me municione. Policia raporton se ai është shtetas suedez dhe u ndalua pasi i janë gjetur 19 mini-pistoleta.

Ai quhet Sebastian Rikard, 21 vjeç, dhe ishte duke shkuar për në Gjermani. 21-vjeçari ishte në një autobuz linje ku kishte me vete dhe pistoletat. Rikard i kishte fshehur në një çantë. Duke pasur parasysh dhe trafikun e qenieve njerëzore, policia bën kontrolle të shpeshta, e për këtë arsye bëri një kontroll më të detajuar të të riut. Ende suedezi nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, nuk dihet prej sa kohësh ka qenë në Shqipëri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *