“Më dha këshilla të vlefshme”, Rama tregon detaje të takimit me Merkel: Këtij halli të shqiptarëve po i vjen fundi (VIDEO)

Lajme Politikë

Përmes një video-mesazhi nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga biseda me kancelaren Gjermane, Angela Merkel ku sipas tij, temë kryesore ka qenë konferenca e donatorëve që do të mbahet në Bruksel me 17 Shkurt, por edhe çështje të rëndësishme që janë aspiratat e integrimit, minishengenim- Ballkanik, njohja e patentave të ndërsjellta në Shqipëri dhe Gjermani etj.

Rama tha se Merkel i ka ofruar mbështetje në konferencën e donatorëve ndërsa ka ripërsëritur sipas tij, përkrahjen e saj në projektin e Shengenit Rajonal për të cilin argumentioi se BE dhe KE kanë ofruar edhe mbështetje konkrete financiare.

“Më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë edhe ajo të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë edhe një person si askush tjetër që kam njohur e dhënë pas statistikave, kancelarja mori çdo detaj dhe u angazhua për të lancuar çdo detaj të konferencës. Na ofroi edhe një ndihmë teknike për strukturimin e planit të rindërtimit. Ajo konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në muajin Mars dhe shpjegoi se kjo nuk është aspak e pamundur por as nuk është e lehtë pasi debate për rimodelimin e anëtarësimit nuk ka përfunduar ende brenda BE.

Ndërsa ka përmendur edhe krijimin e SPAK, spastrimin e sistemit të drejtësisë por edhe reformën në drejtësi. Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special anti-KÇK që do të hyjë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimit me eksertët ndërkombëtar. Ajo mbështeti nismën tonë për shengenin rajonal, u interesua në detaje për kundërshtitë dhe ecuritë duke përmendur edhe arritjet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për linjat ajrore dhe hekurodhuore. Përkthimi i kësaj fryme në të mira të përbashhkëta për lehtësimin e shkëmbimeve të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve si hapa të rritjes së mirëqënies në rajon. BE dhe KE do ta mbështesin edhe konkretisht edhe nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal.

Së fundmi duke qenë se shumë miq në faqe më kërkuan me insistim çështjen e njohjes së patentave të automjeteve në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në Shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transportit Gjerman për këtë proces dhe këtë kërkesë që është e kahershme që Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. Ju përshëndes nga Berlini para se të nisem për Tiranë dhe askush nuk do të jetë vetëm në hallin e tij dhe sidomos ata që duhet të kthehen në shtëpi pas tërmetit”, tha Rama.

Mesazhi i Rames

Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori cdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj kohe për t’i lancuar si masa shtesë financimi pas 17 Shkurtit.

U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin. Lidhur me integrimin, Merkel jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në Mars, që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet dicka e lehtë, derisa debati për metodologjinë nuk ka përfunduar dhe duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar me reformat. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe krijimi i SPAK-ut për kancelaren janë rezultate kuptimplota që japin shpresë. Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.

Lidhur me temën e rajonit, Merkel mbështeti nismën për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë duke iu referuar hapave të fundit Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhore ishim në një mendje që duhet t;u shërbejnë të gjithëve që fryma e procesit të Berlinit. BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal cka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian. Dhe së fundmi, që shumë miq më kërkon të ngre cështjene njohjes së patentave në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekipi i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për këtë proces dhe kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme, e kemi bërë prej kohësh, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë dhe unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. U përshëndes dhe askush asnjëherë nuk do të jetë vetëm në hallin e tij duke nisur edhe ata ndër ne, të hallit të kthimit në shtëpi pas tërmetit” deklaroi Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤Dy fjalë përmbledhëse nga Berlini

Gepostet von Edi Rama am Montag, 27. Januar 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *